Tritol, municion luftarak dhe kultivim kanabisi në shtëpi, arrestohet një 37-vjeçar në Vlorë! Një tjetër në kërkim

17/01/2024 12:27

Një 37-vjeçar është vënë në pranga për kultivim kanabisi në Vlorë.

Shtetasi A. L kishte përshtatur banesën e që e kishte në përdorim për kultivimin e kanabisit, në lagjen “1 Maji”. Në këtë banesë janë ku kanë gjetur dhe sekuestruar 160 pajisje elektrike (stabilizator energjie), 236 llampa elektrike, 10 aspiratorë, 5 filtra ajri si ato që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura dhe 10 bidona plastik me substanca kimike për bimët.

Gjithashtu, gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në 14 doza, municion luftarak dhe një kallëp lënde plasëse (tritol) me kapsollë detonatore të vendosur dhe fitil zjarrëpërcjellës të montuar.

Ndërkohë është shpallur pronari i shtëpisë 37-vjeçar M.B dhe është vënë nën hetim një 16-vjeçar pas gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se ia kishte blerë shtetasit A. L.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA