Top Channel siguron pamjet! ‘Blindohet’ komisariati i Lezhës për marrjen në pyetje të Ruben Saraivës, vrasësit të Ardian Nikulaj
17/01/2024 13:06
Top Channel ka siguruar pamjet nga mobilizimi i strukturave të shtetit për marrjen në pyetje të portugezit Ruben Saraiva, i dyshuar si ekzekutor i biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë.
Sikurse shihet nga pamjet, Krimet e Rënda kanë “blinduar” komisariatin e Lezhës ku për 3 orë është marrë në pyetje Saraieva.
I dyshuari për vrasje është pyetur nën masa të rrepta sigurie. Në ambientet e Policisë së Lezhës ka qenë i pranishëm Prokurori i çështjes dhe nga zv.drejtori i Policisë.
Top Channel