Shkrumbohet nga flakët një fabrikë fishekzjarresh, vdesin 23 persona

17/01/2024 13:26

Një fabrikë fishekzjarresh në provincën qendrore të Suphan Buri në veri-perëndim të kryeqytetit Bangkok, është përfshirë nga flakët.

Lajmet tajlandeze PBS raportuan se shpërthimi ndodhi rreth orës 15:30 me orën lokale në një fshat në nën-distriktin e Suan Taeng. Sipas burimeve të plagosurit u dërguan në spitalin Chao Phraya Yommarat dhe zjarri tani është nën kontroll.

Ai citoi zyrtarin provincial të shëndetit publik Dr Ratthaphon Wetsanasuthee, ku thoshte se 23 njerëz kishin vdekur.

Në fabrikë ishin gjithsej 30 punëtorë, sipas Channel 7 News, i cili citoi vendasit të cilët thanë se shpërthimi mund të dëgjohej disa kilometra larg.

Shpërthimi vjen më pak se një muaj para Vitit të Ri Kinez, kur fishekzjarrët janë shumë të kërkuara në të gjithë Azinë lindore dhe juglindore. Disa media tajlandeze raportuan se një shpërthim kishte ndodhur më parë në të njëjtën fabrikë në nëntor 2022, duke vrarë një person dhe duke plagosur tre të tjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA