Emigrantët e “Gjadrit”, Meloni takim me ministrat: Kasacioni na dha neve të drejtë!
23/12 14:22
Mbreti Charles III po përballet me probleme shëndetësore për të cilat do të duhet t’i nënshtrohet trajtimit në spital.
Sipas BBC, mbreti i Mbretërisë së Bashkuar do të shtrohet në spital për trajtim, për shkak të problemeve me prostatën.
Buckingham Palace tha se gjendja e mbretit është nën kontroll, por ai do t’i nënshtrohet një “procedure trajtimi”.
Angazhimet publike të 75-vjeçarit do të shtyhen për një periudhë të shkurtër rikuperimi.
Njoftimi vjen menjëherë pasi u zbulua se Princesha e Wellsit është në spital, pasi i është nënshtruar një operacioni abdominal.
“Në mënyrë të përbashkët me mijëra burra çdo vit, Mbreti ka kërkuar trajtim për prostatën e zmadhuar”, thuhet në deklaratë.
Top Channel