Petro Koçi “thyen” urdhrin e brendshëm të PS dhe flet për arrestin e Berishës: Po ia hanë kokën…

17/01/2024 15:46

Ministrat, deputetët dhe drejtuesit politik të PS, përmes një komunikimi të brendshëm i është kërkuar mos të komentojnë arrestin e shtëpisë të Sali Berishës.

Prej 30 dhjetorit kur Zoti Berisha iu bind urdhrit të gjykatës, socialistët kanë dhënë zero komente. Por nga komisioni parlamentar i ligjeve, deputeti Petro Koçi e tejkaloi këtë urdhëresë të brendshme të partisë duke prodhuar, paraditen e të mërkurës, këtë reagim, se si ai e shikon këtë zhvillim, me ish kryeministrin demokrat.

“Situata në të cilën ndodhet deputeti Sali Berisha nuk është as për faj të SPAK-ut as për faj të Edi Ramës as për faj të PS as për faj të PD-së, por fajin Sali Berishës ia kanë fëmijët e tij . Atyre të cilëve ky i ka bërë kokën janë duke i ngrënë kokën këtij vetë. Dhe është jo normale që deputetët e opozitës po i bëjnë atë që kanë bërë fëmijët e tij po ia bëjnë aktualisht. Janë duke e marrë në qafë me këtë lloj mbrojtje absurde që po i bëjnë”-u shpreh Petro Koçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA