Peticion kundër presidentes së Urdhrit të Psikologut: Po kryen trajnime dhe akreditime të pa miratuara

17/01/2024 14:55

Një peticion i firmosur nga 216 psikologë në të gjithë vendin i është drejtuar qeverisë kundër Presidentes së Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska, me argumentin se institucioni po kryen trajnime dhe akreditime që nuk janë miratuar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror.

Një prej firmtarëve është dhe Altin Nika, anëtar i këshillit të lartë të Urdhrit të Psikologut, i cili thotë se për këtë shqetësim ka pasur dhe një komunikim me portalin e bashkëqeverisjes.

Urdhri i Psikologut po zhvillon trajnime edukimi në vazhdim, me kreditë, në një proces të ngjashëm dhe paralel, i cili sipas legjislacionit në fuqi, nuk është akredituar nga ASCK. Lidhur me detyrimin ligjor për akreditimin e trajnimeve, Urdhri i Psikologut nuk ka aplikuar në ASCK. Kjo ka sjellë paqartësi dhe kosto financiare në fushën e psikologëve”, shprehet Altin Nika, anëtar i Këshillit të Lartë të “Urdhrit të Psikologut”.

Sipas tij, trajnimet e kryera gjatë vitit të kaluara që kanë shkuar deri në 1500 euro, rezultojnë të pavlefshme ligjërisht.

“Qëndrimi i zotit Nika është mashtrim, tjetërsim i vullnetit dhe besimit të psikologëve. Kërkesa e ardhur sot nga një grup psikologësh ka në thelb uljen e tarifave. Nesër do të ketë një kallëzim në prokurori, lidhur me këtë deklaratë të pavërtetë dhe mënyrën e mbledhjes së firmave të këtij grupi psikologësh”, thotë Valbona Treska.

Psikologët kërkojnë shfuqizimin e vendimit për rritjen e tarifave të vendosura nga vetë “Urdhri i Psikologut”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA