Përndiqte të renë dhe i hapte profile false në rrjetet sociale, zbardhet identiteti i agresorit! Si linçonte imazhin e 23-vjeçares për ta detyruar të lidhej me të

17/01/2024 10:57
Foto Ilustruese

Zbardhet identiteti i 45-vjeçarit të arrestuar ditën e sotme në Tiranë për përndjekje dhe hapje profilesh false në rrjetet sociale të një të njohure, me qëllim denigrimin e saj.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se agresori është Gentian Gega. Sipas informacioneve, Gega ishte njohur me 23-vjeçaren dhe i kërkonte lidhje, por pasi e reja i tha jo ai nuk e priti mirë refuzimin e saj dhe vazhdonte të insistonte për një romancë me të.

Gega i hapte profile false të resë ku e ofendonte dhe denonconte për një kohë të gjatë. Pas denoncimit që bëri e reja në Polici, autoritetet kanë bërë të mundur arrestimin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA