Pas Mbretit Charles sëmuret edhe Princesha e Uellsit! Kate Middleton shtrohet në spital

17/01/2024 17:43

Princesha e Uellsit do të qëndrojë në spital deri në dy javë pasi i është nënshtruar një operacioni abdominal.

Pallati Kensington tha se procedura ishte e suksesshme, por princesha nuk pritet të rifillojë detyrat mbretërore për muaj të tërë. Pallati nuk bëri të ditur detaje të mëtejshme rreth gjendjes së saj, por tha se nuk ka lidhje me kancerin. Një deklaratë shtoi se Catherine, 42 vjeç, kërkon falje për shtyrjen e angazhimeve të planifikuara.

Bazuar në këshillat aktuale mjekësore, ajo nuk ka gjasa të kthehet në detyrat publike deri pas Pashkëve”, thuhet në një deklaratë.

Princesha e Uellsit nuk do të kryejë asnjë detyrë zyrtare ndërsa gruaja e tij është në spital ose menjëherë pasi ajo të dalë nga spitali.

Deklarata për operacionin e princeshës erdhi pak përpara se Pallati Buckingham të njoftonte se Mbreti Charles do të shkojë në spital javën e ardhshme për trajtimin e një prostate të zmadhuar.

Siç është praktikë standarde për anëtarët e familjes mbretërore, pallati ka zbuluar pak detaje rreth gjendjes së princeshës dhe nuk do të japë një koment për shërimin e saj. Por nga kohëzgjatja që pritet të qëndrojë në spital Katerina dhe nga toni i deklaratës së pallatit duket qartë se gjendja e saj shëndetësore është e rëndë.

Operacioni – i cili u zhvillua të martën – ishte mjaft i rëndësishëm për ta mbajtur atë në spital deri në dy javë dhe pritet që rikuperimi mund të zgjasë deri në tre muaj. Kensington Palace tha se do të përditësojë me lajme vetëm kur të ketë informacione të reja të rëndësishme për të ndarë.

Ajo po rikuperohet në Klinikën e Londrës, pranë Regent’s Park në Londrën qendrore, spitali më i madh privat i pavarur në Mbretërinë e Bashkuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA