“Nuk më kanë dhënë shpërblimet”, Manastirliu reagon pas deklaratës së Luiza Gegës: Do të vijojë mbështetja

17/01/2024 12:50

Pak ditë më pare atletja shqiptare kampionia e Europës në Atletikë e ndër të paktat sportiste në vendin tonë në këto nivele, Luiza Gega shprehu indinjatën e sajë për mungesën një prej shpërblimeve të kërkuara, me justifikimin se në atë garë nuk kishte patur kontrolle doping.

Në të vërtetë Gega jo për ndonjë arsye tjetër por thjeshtë për faktin që ka arritur në nivele kaq të larta, si asnjë atlet apo atlete tjetër në vendin tone ështpë nën syrin e kontrolleve të shpeshta të doping, që për hir të së vërtetës nisur nga shpeshtësia nuk mund të bëhen në cdo garë, përpos faktit që cdo substance e përdorur lë gjurmë dhe del edhe nëse është përdorur muaj më pare. Gjithësesi, nisur nga ky fakt Luiza priti një reagim të ministers përkatëse, që erdhi pikërishtë mesditën e kësaj të mërkure, ku znj. Manastirliu pas mbledhjes së sotme të qeverisë deklaroi.

Manastirliu: Ne qeveria, Ministra e Arsimit është tërësisht e angazhuar në mbështetjen ekspertëve elitarë, janë edhe të mbështetur nga të gjitha aspektet që i përkasin jo vetëm ligjit për sportin por edhe si mbështetje direkte me gradën e përcaktuar, do të vijojmë ta mbështesim, ku ka pasur arritje të larta, e kemi mbështetur për arritjet e saj, 13 shpërblime, do të vijojmë ta vlerësojmë. Këtë vit kemi lojërat olimpike të Parisit. Do të vijojë mbështetja për të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA