Ndërtoi tre objekte për akomodimin e turistëve pa leje në Theth, bie në pranga 63-vjeçari

17/01/2024 14:41

Një 63-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ndërtoi tre objekte pa leje në Theth me qëllim përfitimin nga turizmi,

Shërbimet e Postës së Policisë Theth, gjatë kontrolleve në terren kanë konstatuar se në një sipërfaqe toke publike ishin ndërtuar 3 objekte, pa lejen përkatëse.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast, është arrestuar shtetasi K. Th., 63 vjeç, pasi kishte ndërtuar 3 objekte druri mbi platforma të betonizuara, dyshohet me qëllim shtimin e ambienteve për akomodimin e turistëve që vizitojnë zonën.

Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA