Gjykata e Lartë vendosi rrëzimin e kërkesës për të kthyer në burg kapitetin rus, Aleksey Smaznov.
Pas daljes nga Dhoma e Këshillimit, Gjykata e Lartë vendosi: Mospranimin e rekursit të paraqitur nga Prokuroria, kundër vendimit nr. 625 (30-2023-1904), datë 08.05.2023, të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm”.
Në themel prokuroria ka mbyllur hetimet dhe ka ngritur akuzë ndaj rusit për kontrabandë me mallra të ndaluar.
Prokuroria kërkoi rikthimin në masën arrest me burg të kapitenit rus për të cilin Gjykata e Apelit vendosi masë ndalim për të dalë jashtë shtetit përballë garancisë pasurore prej 6 milionë lekë.
Smaznov sipas shqyrtimi të akteve të administruara në gjykimin në shkallë të parë, u arrestua dhe u vendos nën hetim në prill 2023 si person i dyshuar se ka kryer veprat penale të “Kontrabandë me mallra të tjerë të parashikuar nga neni 172 të K.Penal dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave qe janë kontrabande” parashikuar nga neni 178 i K.Penal.
Nga shqyrtimi gjyqësor i provave të administruara në seancë gjyqësore për këtë çështje rezulton se nga institucionet ligj zbatuese Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës është vënë në dijeni për mbërritjen në territorin shqiptar të anijes “Grace Felix”, anije e cila, nuk ka ankoruar por ka qëndruar në Radën e Portit të Porto Romanos. Sipas informacioneve anija “FIDAN” (anija mëmë e anijes Grace Felix) është furnizuar në Portin Novorossiysk RU, në Detin e Zi dhe kjo anije me pas në detin e lire “Kalamata” Greqi ka furnizuar me naftë anijen “Grace Felix”.
Më datë 19.02.2023 është ngritur një grup pune me specialist të Hetimit te Krimeve Ekonomike Financiare doganier te kontrollit fizik, punonjës të antikontrabandes detare, agjentë detar, punonjës të Policisë Kufitare të cilët kanë shkuar në ketë anije për të kryer verifikimet e nevojshme.
Kapiteni i parë i anijes fillimisht ka refuzuar komunikimin me punonjësit e institucioneve të sipërcituara e më pas ka paraqitur dokumentacionin shoqërues të anijes konkretisht: dokumentin e 10 porteve të fundit të ankorimit të anijes, procesverbal i të dhënave të anijes, planin e depozitimit, manifestin e ngarkesës, certifikatën e origjinës, faturën e ngarkimit të çisternes, listën e ekuipazhit, deklaratën e fakteve, fletën kohore të deklaratës së fakteve, raport “depozitës” pas ngarkimit, faktori i përvojës së anijes, raportin O.B.Q, raportin e ndalesave dhe raport “depozite”. Kapiteni i anijes ka refuzuar të firmosë procesverbalin e këqyrje-marrjes së dokumenteve dhe në këtë procesverbal kanë firmosur punonjësit e institucioneve të pranishëm në veprim. Dokumentet e mësipërme kanë qenë në gjuhën angleze. Kapiteni i anijes Alexy Smaznov ka refuzuar të japë shpjegime për ngarkesën e anijes dhe të paraqitet në Drejtorinë e Policisë Durrës për të dhënë deklarimin e tij.
Anija u dyshuar se solli përmbi 22 mijë ton naftë. Ndërkohë në muajin dhjetor 2023 Anija “Grace Felix” u lirua nga masa e sekuestros, bashkë me të edhe 22 mijë litra naftë të dyshuar si kontrabandë.
Dhjetë muaj pas operacionit të bujshëm “Embargo”, me vendim të Gjykatës së Durrësit, Prokuroria ka lëshuar të shtunën urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal që ia kthen anijen së bashku me naftën e sekuestruar shoqërisë “Solid Energy Solution DMCC” duke kërkuar dhe largimin e saj nga ujërat territoriale shqiptare.
Top Channel