Kush vihet në krye të PD? Ish-rivali i Bashës flet ‘pa dorashka’: Berisha ka vdekur politikisht

17/01/2024 16:54

Demokrati Gjergj Hani, ish-kandidati për kreun e PD-së, ka analizuar situatën aktuale politike, kaosin e shkaktuar në Kuvend nga deputetët, por edhe fatin e Partisë Demokratike.

I ftuar në “Breaking” në Top News, Hani tha se deputetët e ‘Rithemelimit’ nuk mund të quhen të tillë pasi po sulmojnë një institucion.

Personat në fjalë nuk i quaj deputetë, kur ti dhunon një institucion të shenjtë siç është Parlamenti aty ku flitet për problemet e qytetarëve, ti e bllokon dhe sulmon vetë institucionin. Nuk është se z Bardhi dhe Z. Noka kanë sulmuar z.Açka por përfaqësues të popullit, pra ke sulmuar shqiptarët. Kjo tregon se në Shqipëri nuk ka zënë vend demokracia”-tha Hani.

I pyetur sesi e shikon ‘lojën’ e Berishës me afatet e drejtësisë, Hani tha se për të, ish-kryeministri ka ‘vdekur’ politikisht.

Nuk pretendoj me këtë të përfaqësoj PD, por qëndrim individual, për mua çështja Berisha nuk ekziston më, përpara 33 vitesh shqiptarët trokitën dhe kërkuan të pranoheshin në shtëpinë e perëndimit. Politikisht e konsideroj të vdekur.”

Demokrati foli edhe për ish-rivalin e tij, Lulzim Bashën.

“Unë u futa në zgjedhje se nuk pranoja heshtjen e tej zgjatur të zotit Basha, ka gabime strategjike, si dhënia e dorëheqjes, por meriton një përgëzim që pati kurajon që të pranonte që ishte peng. Mbeta i befasuar dhe nuk mund ta fsheh që më pëlqeu ndonëse nuk e kam njohur kurrë por nuk mund të paragjykoj askënd”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA