Foto Ilustruese

Një 34-vjeçar shqiptar i arrestuar në Londër, do të ekstradohet drejt Shqipërisë pasi akuzohet për vrasje me paramendim.

34-vjeçari Donald Hoxha fshihej në Londër, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe municionit”, si njëri nga autorët e vrasjes së shtetasit R. R., ngjarje e ndodhur më datë 22.07.2009, në Elbasan.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Mançester, Mbretëri e Bashkuar, po kryen procedurat për ekstradimin e shtetasit Donald Hoxha në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA