Foto ilustruese

Dy persona janë vënë në pranga pasi vodhën me dhunë para në një banesë në Has.

Autorët, 18-vjeçari A. C. dhe 20-vjeçari K. Ll., banues në fshatin Kishaj, hynë në banesën e një shtetaseje më 15.01.2024.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, rreth orës 23:30, në fshatin Golaj, vodhën më dhunë paratë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme hetimore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA