Një 36-vjeçar është gjetur i pajetë në një banesë të marrë me qira në qytetin e Korçës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 12. Burime bëjnë të ditur për Top Channel se viktima me iniciale O. R. është nga Tirana.

Sipas policisë ka qenë punonjësja që kujdeset për mirëmbajtjen e banesës (pastruesja) ajo që ka gjetur trupin e pajetë.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se 36-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA