“Fuqizim të markës ‘Made in Albania'”, Rama takim me përfaqësuesit e biznesit fason: Rimbursim i shpejtë i TVSH, ngritje të një akademie profesionale

17/01/2024 10:24

Pas 7 muajsh thirrje qeveria është ulur në tryezë me kompanitë fason që punojnë me material porositës.

Qeveria dhe kompanitë fason u takuan në një pikë të përbashkët: vijimin e transformimit që sektori të shndërrohet në një industri me cikël të mbyllur duke e marrë produktin nga materiali dhe deri në prodhimin e plotë të tij, ndryshe nga sot ku vetëm një pjesë përpunohet në vendin tonë. Por, qeveria ka refuzuar çdo thirrje për subvencionim të drejtpërdrejtë. Sipas postimit të kryeministrit Rama nga takimi me bizneset: koha e pagave të ulëta ka përfunduar.

Nga Shtëpia e sapothemeluar e Biznesit, kreu i ekzekutivit njoftoi se qeveria do t’i ofrojë kompanive të mëdha të sektorit mbështetje që synojnë përmirësime në teknologji dhe inovacion.

Në këtë qëllim është paralajmëruar një skemë ku ndërmarrjeve do t’i ofrohet kredi me garanci nga shteti për të bërë investimet e nevojshme. Ndërkohë fokus tjetër do jetë zhvillimi i mëtejshëm i burimeve njerëzore. Për këtë qëllim qeveria do financojë ngritjen e një akademie profesionale në manifakturë si dhe trajnimin e punonjësve.

Ndërhyrja do fokusohet edhe në dhënien e likuiditet ndaj kompanive si një maskë oksigjeni ndaj krizës që ka shkaktuar zhvlerësimi i euros. Për këtë do i mundësohet akses në një linjë overdrafti atyre që kanë kontrata porositëse si dhe do vijohet me rimbursimin e shpejtë të TVSH-së.

Vetëm në dy javët e fundit biznesi fason ka dërguar në shtëpi rreth 1 mijë punëtorë për shkak të krizës që filloi me zhvlerësimin e euros dhe vijoi me dobësimin e kërkesë. Gjithashtu rritja e pagave ka bërë që Shqipëria të mos konsiderohet më si vend me krah të lirë pune. Ndërkohë përveç fasonit janë edhe një sërë grupesh të tjera si shoqata e bimëve medicinale, por dhe biznese të tjera eksportuese që kanë kërkuar mbështetje për produktin “Made in Albania”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA