Inside Story ka siguruar ekskluzivisht një regjistër të pronave të klerit apo të pretenduara si të klerit në Shqipëri që kanë pikërisht problematika të mbivendosjes.

Një sipërfaqe prej rreth 146 mijë metrash katrorë e shtrirë në zonën e lakmuar të Ksamilit, është pronë e kthyer për komunitetin bektashi në vitin 2008. Por, sipas të dhënave kadastrale, kjo pronë rezulton me mbivendosje.

Për të njëjtën pasuri posedojnë dokumente edhe një grup familjesh gjirokastrite. Këtu, është e vështirë të ndash se nga peshon e drejta. Nuk dihet nëse në emër të besimit, dikush ka futur duart për të krijuar mbivendosjet, apo zyrtarët e shtetit kanë abuzuar.

Ekzistenca e një problemi të tillë pikërisht në një zonë turistike si Ksamili, përforcon dyshimet. Nuk duket të jetë kaq rastësore që problematika të ngjashme konstatohen kryesisht në zona të lakmuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA