Policia greke ka arrestuar 5 persona të dyshuar si ekzekutorë të dy prej mafiozëve më të njohur në vend, Janis Skafturos Dhe Vasilis Rubetis.
Të dy janë ekzekutuar prej grupeve rivale. Mësohet se veç 5 të arrestuarve janë vënë në kërkim ndërkombëtar edhe disa persona të tjerë të cilët janë larguar jashtë vendit.
Operacioni vazhdon dhe gjatë orëve në vazhdim priten edhe detaje të operacionit si dhe emrat e të ndaluarve.
Burime policore thanë se arrestimet e sotme nuk kanë lidhje me ekzekutimin pak ditë më parë të një tjetër eksponenti të mafias greke, Vangjelis Zabunis, i cili u ekzekutua me 97 plumba një një pikë karburanti pronë e tij.
2 të arrestuar janë me orgjinë nga Gjeorgjia dhe 3 të ndaluar, për të cilët nuk dihet nëse do ketë arrest.
5 ose më shumë janë të shpallur në kërkim.
Të arrestuarit dyshojet se janë ekzekutorët dhe jo urdhëruesit. Janë paguar për ekzekutimet e Skafturos (pseudonimi “xhaxha Xhoni”) dhe Rubetin (pseudonimi Rambo) dhe kunatin e Rubertit me pseudonimin “Njonjos”.
Top Channel