15/11 23:37
Komisioni i Mediave është përfshirë nga debati dhe përplasjet këtë të mërkurë.
Grupi i Berishës dhe i Bardhit janë kundër mbajtjes së komisionit deri në plotësimin e kërkesave të tyre si deputetë për komisionet hetimore.
Ata kundërshtojnë pjesëmarrjen në komision të deputetëve të grupimit të Bashës.
Ndërsa Flutura Açka drejtonte mbledhjen si kryetare e Komisionit të Mediave, dy grupimet, ajo e Berishës dhe Bardhit kanë hyrë dhe kundërshtuar mbledhjen dhe më pas ndezur zhurmuesin.
Gaz Bardhi sherr me Flutura Açkën: Deklarohu në mazhorancë, turp ke marr votën e demokratëve.
Flamur Noka shkul mikrofonin e Açkës, Gjylameti: Ça është kjo i suleni një gruaje
Top Channel