Bënte kurse online për të rritur, pushohet nga puna mësuesja nga Austria: Mësonte se si të…

17/01/2024 10:06

Një mësuese austriake e shkollës fillore humbi punën e saj si mësuese sepse kishte një punë tjetër në të njëjtën kohë.

47-vjeçarja Monika Rahel Ring ka mbajtur kurse online për të rriturit dhe i ka “mësuar” ndjekësve të saj se si të arrijnë orgazmën.

Mirëpo, puna e saj paralele nuk i ka pëlqyer shkollës ku ajo punonte, duke rezultuar në humbjen e punës. Ajo po proteston për shkarkimin e saj, të cilin e konsideron të padrejtë dhe të pajustifikuar. Avokati i saj tha pas vendimit të bordit të shkollës, “unë do të mendoj se një bord shkolle në shekullin 21 do të ishte pak më i ndritur”.

Ring i reklamoi shërbimet e saj në TikTok dhe Facebook, ku tregonte se si mund të përmirësonte jetën seksuale të të interesuarve.

Detyra e saj, tha ajo, është të “stërvit 45-vjeçarët e lart për të pasur një jetë seksuale emocionuese me orgazma të shumta”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA