Një 30-vjeçar që akuzohet se organizoi vrasjen e bashkëshortit të motrës së tij para dy vitesh në Itali, është ekstraduar nga Shqipëria drejt shtetit italian.
30-vjeçari Gëzim Gjini, u arrestua në Shqipëri, në muajin gusht të vitit 2023, nga operacioni “Infra Atlas”, i cili në atë periudhë zhvillohej paralelisht në disa shtete dhe koordinohej nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lion.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Velletri, Itali, me vendimin e datës 17 korrik 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje”, për të cilën Kodi Penal i Italisë parashikon deri në 30 vjet burgim.
Shtetasi Gezim Gjini, akuzohet se është organizator i vrasjes së bashkëshortit të motrës së tij, shtetasit P. C., vrasje e kryer me mjet prerës, në Rocca Priora, Itali, më datë 13 dhjetor 2022, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë.
Top Channel