Theu masën e sigurisë, shpallet në kërkim 41-vjeçari në Vaun e Dejës! Nën akuzë për “dhunë në familje”

16/01/2024 11:41
Foto Ilustruese

Një person është vendosur në kërkim nga blutë e Shkodrës pasi theu masën e sigurisë arrest shtëpie për “dhunë në familje”.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. P., 41 vjeç, banues në fshatin Rranxa, Vau i Dejës, pasi nuk u gjet në banesë, gjatë kontrolleve për të verifikuar zbatimin nga ky shtetas, të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Dhuna në familje”.”

Vijon puna për kapjen e 41-vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA