Një 55-vjeçar është arrestuar dhe një tjetër person është proceduar penalisht pasi u kap me një sasi kanabisi, gati për shitje.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se: “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me Strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Dibër,  në vijim të veprimeve intensive të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pas informacionit të siguruar se dy shtetas, shisnin lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, në afërsi të  shkollave dhe në ambiente të ndryshme të qytetit të Burrelit,  kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.”

Si rezultat, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi I.D., 55 vjeç, banues në njësinë Administrative Baz.

Gjatë kontrollit në automjetin që lëvizte 55-vjeçari, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan disa doza me lëndë të dyshuara narkotike kokainë, të ndara në doza, gati për shitje. Po ashtu, nisi procedimi penal për shtetasin K.I., 34 vjeç, banues në Burrel, pasi u kap në flagrancë me një sasi kanabisi e ndarë në doza, gati për shitje.

Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se këta shtetas pasi siguronin lëndën narkotike, e ndanin në doza, të cilat i shisnin në afërsi të shkollave dhe në ambiente të ndryshme të qytetit të Burrelit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA