Në të dytin incident të këtij lloji brenda pak javësh, dy avionë të tjerë janë përplasur sërish në Japoni.

Ngjarja e fundit ndodhi në aeroportin Neë Chitose të ishullit verior të Hokkaidos. Një avion i Korean Air, i cili ishte në lëvizje, goditi një avion të Cathay Pacific, të parkuar në pistën e aeroportit. Transportuesi më i mad hi Hong Kongut konfirmoi se avioni i tij ishte në tokë në kohën e incidentit, dhe nuk kishte pasagjerë në bord. Në avionin Korean nga ana tjetër, kishte mbi 280 pasagjerë.

Incidenti këtë radhë fatmirësisht kaloi pa të lënduar, ndërsa në rrjetet sociale kanë qarkulluar fotot e dëmtimeve në krahët e avionëve. Në të njëjtin aeroport ishin anulluar më shumë se 46 fluturime për shkak të kushteve të ashpra atmosferike. Nga bora e dendur, kishte pasur disa vonesa e anulime fluturimesh.

Në film të janarit, pesë persona humbën jetën pas përplasjes së një avioni pasagjerësh dhe një avioni të rojes bregdetare japoneze në pistën e Aeroportit Haneda të Tokios. Viktimat ishin në bordin e këtij të fundit, ndërsa të 379 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit të avionit të pasagjerëve, që u përfshi nga zjarri pas episodit frikësues, shpëtuan të gjithë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA