“Paraja e pisët po vret ekonominë e shqiptarëve”, Tabaku: Sektori i fasonerisë që ka 20% është duke u mbyllur

16/01/2024 10:09

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka analizuar se si paraja e pisët që vjen nga krimi i organizuar po shkatërron ekonominë e familjeve shqiptare.

Përmes një videomesazhi, Tabaku merr si shembull shkatërrimin e industrisë fasone që ka 20% të eksporteve “Made in Albania”, ndërsa sot rrezikon të nxjerrë në rrugë 75 mijë punëtorë dhe të lërë pa bukë po aq familje.

Deputetja demokrate analizon se si të rinjve dhe shtresës së mesme i duhen 50-60 vite për të blerë një apartament prej shtrenjtimit nga paraja e pisët e banesave. E gjitha do ishte ndryshe nëse qeveria do të fokusohej në një ekonomi tregu që do promovonte punësimin, sipërmarrjen e ndershme, teknologjinë dhe zhvillimin.

“Kjo është sfida reale që ka sot Shqipëria! Sfida sesi mundet që dikush me punë të ndershme, me investim, me para reale jo paratë e krimit, të krijojë një model sesi mundet qeveria të kalojë ngërçin ku është futur, në modelin ekonomik që nuk prodhon asgjë përveç korrupsionit dhe të fokusohet në një model që investon tek puna, dija, teknologjia. Jam e sigurt që nuk do i kemi më statistikë të rinjtë që largohen, vetëm nëse bëhet prioritet dhe krijojmë një model të ekonomisë reale dhe jo ekonominë e krimit“- shkruan Tabaku krahas videomesazhit.

“Qeveria më në fund u kujtua që pastrimi i parave dhe ekonomia e krimit po e vdes ekonominë reale. U kujtua që sot të rinjtë,bizneset,sipërmarrjet, ndërtimi por dhe e gjithë ekonomia po vuan si rezultat i pastrimit të parave. Sot një i ri shqiptar e ka të pamundur që të hapë një biznes, të blejë një shtëpi apo që të ketë një apartament sepse duhet patjetër që të konkurrojë me paranë e pisët që ka hyrë në sektorin e ndërtimit. Një i ri duhet të punojë mesatarisht 50 deri në 60 vjet që të arrijë të blejë një apartament në Tiranë, ndërkohë që nga ana tjetër një sektor i tërë është duke u mbyllur vetëm si rezultat i zhvlerësimit të euros. Sot sektori i fasonerisë që ka 20% të eksportit të produkteve shqiptare në të gjithë botën është duke u mbyllur sepse ekonomia e krimit dhe pastrimit të parave po ndërhyn dhe aty: në ekonominë reale të bizneseve të sektorit fason. Kjo është sfida reale që ka sot Shqipëria! Sfida sesi mundet që dikush me punë të ndershme, me investim, me para reale jo paratë e krimit, të krijojë një model sesi mundet qeveria të kalojë ngërcin ku është futur, në modelin ekonomik që nuk prodhon asgjë përveç korrupsionit dhe të fokusohet në një model që investon tek puna, dija, teknologjia. Jam e sigurt që nuk do i kemi më statistikë të rinjtë që largohen, vetëm nëse bëhet prioritet dhe krijojmë një model të ekonomisë reale dhe jo ekonominë e krimit”- shprehet Tabaku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA