Gjykata greke vendosi masën arrest në burg për 31-vjeçaren shqiptare dhe 34-vjeçarin nga Ekali, të cilët akuzohen për prostitucion.
I pandehuri i tretë, 55-vjeçari, i cili akuzohet për veprën penale të marrëdhënies seksuale me të mitur, është lënë i lirë. Atij i është vendosur kufizimi për t’u paraqitur dy herë në muaj në Drejtorinë e Policisë dhe garancia prej 5000 eurosh, sipas protothema.gr.
Sipas raportimeve, tre të pandehurit i kanë mohuar akuzat gjatë deklaratave të tyre. Në fakt, 31-vjeçarja dyshohet se pretendonte se nuk i shtynte vajzat në prostitucion dhe se e kishte këshilluar 17-vjeçaren pikërisht të kundërtën kur kishte kuptuar se diçka po ndodhte. Ajo mësohet gjithashtu se ka pohuar se nuk njeh asnjë nga të akuzuarit e saj.
Së fundi, dy të pandehurit para hetuesisë dyshohet se nuk e dinin që vajzat ishin të mitura pasi u ishin dukur si 20 vjeç.
Me pseudonimin ‘Lorela’, 31-vjeçarja e arrestuar për pjesëmarrje në rrjetin e tutorëve u afrohej vajzave dhe u premtonte shpërblime të mëdha nëse do të bënin seks me burra të pasur që do paguajnë shumë për të kryer marrëdhënie me të mitura.
Viktima kryesore e saj ishte një vajzë 15-vjeçare, së cilës dyshohet se i është afruar miqësisht në vitin 2022.
“Lorela” kishte qëllimin kryesor ta shtynte në prostitucion me joshjen e parave, duke i premtuar se do të siguronte para nga kjo punë.
Personi i dytë i përfshirë është një 34-vjeçar i cili ka qenë shok i “Lorelës”. 34-vjeçari, nga mesi i prillit 2023, ka rënë në kontakt me të miturën e sipërpërmendur dhe një shoqen e saj 17-vjeçare në atë kohë, duke i propozuar klientë të pasur për takime seksuale me pagesë.
Ai i fotografoi me të brendshme, duke postuar fotot në një faqe në internet, përmes së cilës u rezervuan të paktën 10 takime romantike dhe u kryen në hotele në qendër të Athinës.
Sipas drejtorisë anti trafik të policisë greke, më 12 janar ranë në në pranga Lorela Kapaj, Stefanos Nestoras dhe Dhorgjiaqis Petros, pasi akuzohen se trafikuan 15-vjeçaren greke Th.Dh dhe shtetasen e mitur shqiptare M.L.
Policia tha se Kapaj akuzohet se gjente vajzat e mitura dhe i prezantonte ato me dy shtetasit grekë të cilët fillimish kryen disa herë marëdhënie seksuale me të miturat,veç dhe në grup e në vazhdim i nxirrnin fotot e tyre në faqet pornografike ku edhe mbyllnin takime erotike në të cilat të miturat kryenin marëdhenie seksuale me klientë të ndryshëm kundrejtë shumave të parave.
Pas hetimeve u gjet se nëpërmjet takimeve të faqeve të internetit, ishin kryer të paktën 10 takime ku klientë të ndryshëm kishin paguar shumën 100 euro secili për të kryer marëdhenie seksuale me to.
Top Channel