Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar të martën në Davos me Zëvendës Sekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien.

Kurti ka shkruar në X se O’Brien ka shprehur vlerësimin për përparimin ekonomik dhe demokratik të Kosovës dhe për përmbajtjen përballë sulmeve e provokimeve.

“Ai shprehu vlerësimin për progresin ekonomik dhe demokratik të Kosovës dhe pranoi përmbajtjen tonë përballë sulmeve dhe provokimeve. SHBA është një mik dhe aleat i çmuar. Ne presim bashkëpunim të vazhdueshëm”, ka shkruar Kurti në X.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet po ashtu se theksua angazhimi e përkushtimi për fuqizimin e bashkëpunimit e thellimin e marrëdhënieve Kosovë-ShBA.

“Biseda më tej u fokusua në aktualitetin në vend e rajon. Si partnerë dhe aleatë, jemi gjithmonë të bashkërenduar dhe në komunikim të vazhdueshëm”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA