Ministri i Punëve të Jashtme Igli Hasani përfundoi vizitën në Kosovë, me një takim me trupat e KFOR-it.

Me anë të një postimi në “X” ai njoftoi se ka zhvilluar një takim me gjeneralmajor Özkan Ulutaş.

Ndër të tjera Hasani vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës për sigurimin e paqes.

“E përfundova vizitën time në Kosovë me një takim pranë trupave të përkushtuara të Forcave të Armatosura Shqiptare që shërbejnë në misionin e KFOR-it. Pati një diskutim produktiv me gjeneralmajor Özkan Ulutaş. Vlerësoi bashkëpunimin e fuqishëm ndërmjet KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës për sigurimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe në mbarë rajonin”, shkruan ai.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka nisur të zhvillojë turin 3 ditor rajonal: Kosovë-Maqedoni i Veriut-Mal i Zi.

Pritet që ditën e nesërme Hasani të mbërrijë në Shkup, ku do të takohet me Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, Kryeministri Dimitar Kovachevski, dhe zëvendëskryeministrat Artan Grubi dhe Bojan Marichic. Ministri Hasani do të zhvillojë takime edhe me liderët e partike politike shqiptare.

Në Mal të Zi, ditën e enjte, Ministri Hasani do të takohet në Podgoricë me homologun Filip Ivanoviċ, Presidentin Jakov Milatoviç, Zv/Kryeministrin, Nik Gjeloshaj dhe Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve dhe Kryetarët e partive politike shqiptare të Malit të Zi.

Turi synon të bëjë më përmbajtësor, thellojë dhe konkretizojë më tej bashkëpunimin mes vendeve, si edhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira fqinjësore. Vizitat do të fokusohen në marrëdhëniet dypalëshe, çështjet e sigurisë dhe e ardhmja e rajonit në Bashkimin Evropian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA