Gërvalla, konferencë të përbashkët me Hasanin: Topi në dorën e BE-së, e kemi informuar për mungesën e vullnetit të Serbisë

16/01/2024 10:43

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla, kërkoi sërish nga bashkësia ndërkombëtare që të dënojë Serbinë për sulmin në Banjskë, më 24 shtator të vitit 2023.

Në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm, Igli Hasani, që ndodhet për vizitë zyrtare në Kosovë, Gërvalla u shpreh se topi tani është te Bashkimi Europian, që duhet të thërrasë në tryezë Serbinë për të diskutuar marrëveshjet e arritura me dy vendeve.

“Masat ndaj Kosovës në vazhdimësi i kemi cilësuar si të padrejta. Asnjë diplomat europian nuk është në gjendje të japë një vlerësim real se kur është koha të hiqen kufizimet. Ne do të ishim të lumtur të kemi një vlerësim konkret se çfarë do të ndodhë.

Në tetor, topi ka kaluar te BE dhe është radha e përfaqësuesve të BE-së të sjellin Serbin në tavolinë, për të diskutuar marrëveshjet e nënshkruara vitin e kaluar. Topi që është te BE-ja duhet të lëvizë. Kemi informuar partnerët se nuk shohim vullnet nga Serbia për të vijuar me procesin e dialogut. Ka ardhur kohë që Bashkimi Europian të thotë fjalën e vet rreth asaj që ka ndodhur në Banjskë”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA