I dërguari i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak po tregohet mjaft aktiv në Davos, duke zhvilluar atje takime me në fokus rajonin, përfshirë dhe atë me me ndihmësekretarin amerikan të Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien.

Zyrtari i lartë europian ka marrë nga O`Brien garancinë se Shtetet e Bashkuara janë në një linjë me BE-në sa i takon Ballkanit Perëndimor. Ky i fundit duket ka përbërë dhe boshtin e bisedës së tyre. “Pata në në Davos me një takim O’Brien. Ishte i rëndësishëm zhvillimi i kësaj bisede lidhur me Ballkanin në fillim të këtij viti. Ne duam të shohim rajonin duke lëvizur përpara dhe që qytetarët e tij të përfitojnë. Më vjen mirë që rikonfrmuam se jemi plotësisht në të njëjtën linjë”, shkroi Lajçak në platformën X.

Në punimet e Forumit Ekonomik Botëror, në Davos të Zvicrës po marrin pjesë edhe liderë të tjerë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic. Lajçak u takua një ditë më parë atje me numrin dy të qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, me të cilin diskutuan sërish çështje të dialogut dhe nevojën e zbatimit të menjëhershëm të Marrëveshjes për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, të cilës blloku i mëshon prej kohësh.

Ndërkohë edhe SHBA-ja, që e mbështet dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, rreshtohet në krah të Brukselit tek kërkesa e panegociueshme që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për të cilin palët janë pajtuar në dialog që më 2013.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA