Banorët e një tjetër pallati në Tiranë të ndërtuar para viteve 90 kanë përfituar nga Fondi i Komunitetit i vendosur në dispozicion nga Bashkia.
Pasi zgjodhën administratorin, banorët e pallatit 149 tek Rr. e Kavajës vendosën ashensorin e ri.
Ata kanë sot një ashensor që plotëson të gjitha standardet e sigurisë dhe të komoditetit, duke ua lehtësuar jetesën, veçanërisht të moshuarve dhe nënave të reja.
Përmes Fondit të Komunitetit që është krijuar në Bashkinë e Tiranës, vitet e fundit qytetarët kanë pasur mundësi që të investojnë në përmirësimin e infrastrukturës së pallatit ku banojnë ku gjysma e shpenzimeve paguhej nga vet banorët ndërsa gjysma tjetër nga bashkia.
Nëpërmjet Fondit të Komunitetit do të shtohen pallatet që do të rikonstruktohen duke i dhënë një vlerë të shtuar pronës.
Top Channel