Gjykata në Greqi vendosi masën “arrest në shtëpi” për Fatmir Talellarin, 50-vjeçarin që vrau kunatin e tij, pasi mori vesh që i kishte përdhunuar vajzën.

33-vjeçari Erjon Pelivani e kishte përdhunuar që në moshën 9-vjeçare dhe së fundmi e shantazhonte duke i zhvatur para dhe duke e kërcënuar se do të publikonte video materiale kundër saj.

50-vjeçari, i cili akuzohet për vrasje me dashje, përdorim të armës dhe armëmbajtje, është lënë përkohësisht në arrest shtëpiak në banesën e vajzës së tij, deri në momentin që këshilli gjyqësor të vendosë për gjykimin ndaj tij.

Vajzat e Fatmir Talellarit shpërthyen në lot gëzimi pas vendimit për ta liruar me kusht. Avokatët mbrojtës deklaruan se do të mundohet të arrijnë që gjykata të marrë vendimin për dënimin më minimal për 50-vjeçarin.

Duhet të tregojmë para drejtësisë greke rrethanat reale që i kanë paraprirë, rrethanat në momentin e shkrepjes së armës, të tregojnë personalitetin e vërtetë të autorit, të tregojnë se ky person nuk është një kriminel që ka vendosur të marrë ligjin në dorë. për të treguar se për momentin në këtë familje ka një dramë të madhe, e cila për fat të keq nëse nëna e vajzave nuk do të kishte humbur jetën dhe drejtori ynë nuk do të kishte bërë këtë martesë të re, asgjë nuk do të kishte ndodhur”, deklaruan avokatët mbrojtës.

Para se autori të dilte në gjykatë, u morën në pyetje mësuesja dhe psikologja, të cilave vajza u ka treguar ngjarjen e rëndë.

Ngjarja ndodhi në Volos të Greqisë, ku mediat greke raportuan se autori qëlloi me armë gjahu drejt vëllait të gruas. Pas krimit, dorëzoi armën në polici dhe rrëfeu krimin e kryer.

Sipas deklaratës së dhënë në polici, vajza e 50-vjeçarit është përdhunuar nga 33-vjeçari. 18-vjeçarja, pretendon autori, është përdhunuar që në moshën 9-vjeçare, ndërsa së fundi i riu e shantazhonte me publikimin e videove nga abuzimi seksual.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA