Fluks nga shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër Opozita pritet të ecë në të njëjtën rrugë si në vitin që lamë pas edhe këtë sesion parlamentar duke shuar shpresat e socialistëve, të cilët synonin të disiplinonin kolegët e djathtë përmes ashpërsimit të rregullores.
Pak orë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, Top Channel kontaktoi dy grupimet atë të Bardhit dhe të Sali Berishës, i cili këtë të hënë për herë të parë pritet të lërë karrigen e tij bosh për shkak të izolimit brenda katër mureve të shtëpisë së tij.
“Nuk do ketë normalitet në Parlament”, është kërcënimi i opozitarëve të Rithemeluar për sa kohë kërkesat e tyre për hetim parlamentar injorohen nga shumica socialiste. Skenari i protestës brenda sallës së Parlamentit nuk është i panjohur, ndërkohë të majtët pritet t’i kundërpërgjigjen me të njëjtën monedhë duke i përjashtuar nga Kuvendi nga 1 deri në 2 muaj.
Top Channel