Presidenti i Republikës kishte ardhur në Kuvend si shërbëtor i përulur i Edi Ramës, u shpreh Flamur Noka pasi ai dhe “rithemeluesit” e tjerë nuk lejuan kreun e shtetit, Bajram Begaj, të flasë në seancën e sotme plenare.
“Presidenti erdhi si shërbëtor i përulur i Edi Ramës për të bekuar ndryshimet e ligjit që dhunon opozitën, ndryshimet e ligjit që i heq opozitës çdo të drejtë kushtetuese. Erdhi si një ministër propagande.
Sot Presidenti i Republikës u pa qartë para gjithë shqiptarëve se nuk është faktor bashkues dhe siç e thotë kushtetuta, unitet i kombit, por erdhi si ministër për të bërë propagandë për ashpërsimin e diktutaturës dhe për mbylljen e çdo hapësire lirie dhe kushtetuese për opozitën.
Sot Edi Rama vetëm e thelloi skandalin e opozitës, sot presidenti ishte vetëm një faktor destabiliteti me sjelljen e tij dhe asgjë tjetër më shumë”.
Noka shprehet i vendosur për të vazhduar pengimin e seancave, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Top Channel