Kumbaro dhe Mazniku prezantojnë aktivitetin e kalendarit kombëtar të Vitit të Pyjeve: Qeveria protofol të ri për të koordinuar punën e bashkive

15/01/2024 11:44

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, kanë prezantuar aktivitetin e kalendarit kombëtar të Vitit të Pyjeve, i cili do të jetë sa më gjithëpërfshirës me fokus rritjen e sipërfaqeve pyjore dhe ruajtjen e tyre, domosdoshmërinë e hartimit të planeve të mbarështimit për ekonomitë pyjore dhe sigurisht edukimin e ndërgjegjësimin publik për këtë pasuri kombëtare.

Gjatë fjalës së mbajtur, Kumbaro bëri thirrje që: “Pyjet të mos i shohim si plaçka, por as si plagë që na kanë zënë derën. Ato janë një lidhje e njeriut me natyrën.”

“Qeveria ka shtuar një portofol të ri për të koordinuar punën e bashkive, i cili do të vihet në përdorim nga shtatori. Jemi së bashku në këtë gjë dhe ne nuk mund të themi që vrisni veten për meaxhimin e pyjeve”- tha Kumbaro.

Ministrja falenderoi Universitetin Bujqësor dhe kryesisht fakultetin e mbrojtjes së pyjeve që iu bashkua iniciativës.

Eksperiencën e Universitetit Bujqësor nuk e kemi shfrytëzuar sa duhet dhe nuk besoj se janë ato problemi. Jemi ne që nuk i kemi shqyer dyert e tyre sa duhet”- tha ministrja Kumbaro duke vlerësuar punën e Bashkive për mirëmbajtjen e pyejeve.

Ministrja u bëri thirrje bashkive ti bashkohen projektit, duke theksuar se të gatshme për të angazhuar njerëz dhe burime financiare në këtë projekt kanë qenë vetëm 29 prej tyre.

Top Channel