Pasi të mandatuarit e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj kërkuan ndihmën e prezencës së OSBE në Tiranë, e menjëhershme ka qenë përgjigja.

“I urojmë sukses Kuvendit në nisje të sesionit të ri parlamentar! Presim me padurim ta shohim parlamentin, si platformën për debat politik, plotësisht funksional dhe të fokusuar te reformat e nevojshme, duke filluar nga ajo zgjedhore, në interes të qytetarëve.

Koha deri në zgjedhjet e 2025-s është e shkurtër dhe mbetet shumë për të bërë. @OSCEinAlbania është e gatshme të ndihmojë”.

Lëvizjet për Reformën Zgjedhore i konfirmoi dhe Lulzim Basha në oborrin e parlamentit i cili nuk nguroi të marrë meritat për zhbllokimin e ngërçit.

“Ne bashkëpunim me aleatet strategjik PD si udhëheqëse e procesit ia ka dale te binde palën tjetër për të nisur punën për komisionin bipartizan“, tha Basha pa dhënë detaje se kur do të mblidhet komisioni i Reformës Zgjedhore.

Asistenca që i kërkohet OSBE është në nivel teknik dhe jo politik, pasi mesa duket kjo negociatë është arritur tashme mes PS dhe PD zyrtare.

Socialistët kanë zgjedhur mesa duket të ndryshojnë rregullat elektorale me demokratët e Lulzim Bashës duke i mbyllur derën Gazment Bardhit i cili kërkon largimin e Enkelejd Alibeaj nga drejtimi i komisionit dhe caktimin e një përfaqësuesi të ri për demokratët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA