Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka mbërritur në Kuvend, për të marrë pjesë në seancën e sotme plenare.

Kreu i shtetit do të jetë pjesë e mbledhjes së parë të parlamentit për këtë vit, për të përcjellë një mesazh për politikën dhe politikanët. Pritet që Begaj të ketë një fjalim për dialogun mes palëve.

Si të ftuar, në sallën e Kuvendit, janë edhe ambasadori britanik në vendin tonë, Alastair King-Smith, dhe ai gjerman, Karl Bergner.

Ndërkohë, opozita është shprehur më herët se do të vazhdojë tensionet në sallë.

“Nuk do ketë normalitet në Parlament”, ishte kërcënimi i opozitarëve të Rithemeluar për sa kohë kërkesat e tyre për hetim parlamentar injorohen nga shumica socialiste. Skenari i protestës brenda sallës së Parlamentit nuk është i panjohur, ndërkohë të majtët pritet t’i kundërpërgjigjen me të njëjtën monedhë duke i përjashtuar nga Kuvendi nga 1 deri në 2 muaj.

Në Kuvend ka mbërritur edhe Lulzim Basha, i cili mungonte prej kohësh në seancat plenare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA