Foto lajm/ “Benz”-i dhe “Skoda” ‘copë e çikë’ pas përplasjes, pamje nga aksidenti i trefishtë me një viktimë

15/01/2024 11:48

Top Channel ka siguruar pamje nga aksidenti i trefishtë i ndodhur këtë të hënë në aksin Fushë Krujë-Vorë.

Sipas gazetares Dorjana Bezat, shkak për aksidentin dyshohet se është parakalimi i gabuar i kryer nga një mjet tip “Skoda” i drejtuar nga një qytetar nga Kosova i identifikuar si Gëzim Rizani 32 vjeç.

Ai ka kryer parakalim të gabuar dhe është përplasur me kamionin kokë-terheqës i drejtuar nga Agur Rezuli i cili lëvizte nga Vora drejt Fushë-Krujës.

Pas kësaj përplasjeje mjeti tip “Skoda” u përplas dhe me një “Benz” që lëvizte nga Fushë-Kruja drejt Vorës.

Si pasojë ndërroi jetë drejtuesi i mjetit me targa të Kosovës Gezim Rizani, rreth 32 vjeç, ndërsa kanë pësuar dëmtime tre pasagjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Dy drejtuesit e mjeteve janë testuar me aparat ‘Drëger’ dhe kanë rezultuar me 0.0 në alkool.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA