22/12 13:13
Lulzim Basha mori pjesë në seancën e sotme plenare, pas një mungese të gjatë në parlament.
Seanca nisi dhe mbaroi brenda pak minutash, mes kaosit të krijuar nga deputetët e “Rithemelimit”, që rrethuan Foltoren dhe përdorën zhurmues për të penguar vijimin normal të rendit të ditës.
Por, zhurma duket se nuk e shqetësoi Bashën, i cili komunikoi në celular, i pandikuar.
Nga ana tjetër, mazhoranca votoi ndryshimet në qeveri, ndërsa u betua deputeti më i ri, Plarent Ndreca.
Top Channel