“Bindëm PS-në që të nisë puna e komisionit të reformës zgjedhore”, Basha njofton paktin e ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët: Detajet do të bëhen të ditur kur…

15/01/2024 18:02

Deputetët e “Rithemelimit” penguan vijimin normal të rendit të ditës në Kuvend dhe tentuan të pengojë edhe Lulzim Bashën, gjatë deklaratës që po jepte për mediat.

Basha në fjalën e tij, njoftoi se Partia Demokratike dhe Partia Socialiste do të punojnë bashkë për Komisionin e Reformës Zgjedhore.

“Kështu që sot kam një thirrje për Presidentin e Republikës: Të kthejë mbrapsht ndryshimet e njëanshme të ligjit për Komisionet Hetimore. Të zhbëhen po kështu ndryshimet e njëanshme të regullores, ndërkohë që në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, përfaqësuesit e të cilit dëshiroj t’i falenderoj, ia kemi dalë të marrim një hap të parë modest sa i përket prioritetit kryesor për largimin e papërgjegjshmërisë politike nga skena politike përmes Reformës Zgjedhore. Dhe të paktën për momentin duhet që në bashkëpunim me aleatët strategjik të Shqipërisë, Partia Demokratike si udhëheqëse e këtij procesi në kuptimin thelbësor të fjalës ia ka dalë që të bindë palën tjetër për të nisur punën për Komisionin bipartizan të Reformës Zgjedhore. Detajet besoj do të bëhen shumë shpejt publike, por unë dua të falënderojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian, Britaninë e Madhe që kanë ndihmuar jo thjesht opozitën, Partinë Demokratike në këtë drejtim, por edhe një interes publik të jashtëzakonshëm që është shkatërrimi i skenarëve për të zvarritur edhe një herë procesin e Reformës Zgjedhore. Se kur do të mblidhet komisioni, këtë do ta shikojmë, por ne insistojmë që puna e komisionit të jetë publike”.

Pas seancës së some plenare, ku mes zhurmës së shkaktuar nga opozita, mazhoranca votoi ndryshimet e reja në qeveri, Basha tha se “Rama po pengon zërin e opozitës”.

“Dita e sotme provoi se interesat e qeverisë nuk janë normaliteti politikë, llogaridhënia dhe mbajtja e përgjegjësisë, por vazhdimi i teatrit me skenarë dhe regji të Edi Ramës që pamundëson zërin e opozitës, pamundëson mbajtjen e përgjegjësisë dhe dhënien e llogarisë që është dhe funksioni kryesor i Parlamentit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA