U arrestua në aksionin antidrogë, pezullohet nga detyra zjarrfikësi në Pogradec, e ktheu lokalin e tij në ‘pikë kanabisi’ 25/12 11:16
Gazment Bardhi ka njoftuar mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të martën në mëngjes.
Bardhi u ka dërguar mesazh deputetëve këtë mbrëmje, duke theksuar se është një mbledhje shumë e rëndësishme dhe duhet pjesëmarrja e të gjithave.
“Nesër e martë, ora 09:00, do të zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar në sallën e Kryesisë së Kuvendit. Pjesëmarrja është shumë e rëndësishme. Ju falenderoj”.
Bardhi kryesoi aksionin opozitar në seancën e sotme plenare, duke bllokuar Foltoren dhe krijuar zhurmë, duke penguar Presidentin Bajram Begaj të mbajë fjalimin përshëndetës.
Top Channel