Gazment Bardhi tha se e përshëndet praninë e ambasadorëve në sallën e parlamentit, por e quajti provokim faktin se opozita nuk ishte njoftuar që presidenti Begaj do të mbante fjalim në seancë.

Bardhi tha se edhe pse opozita kishte njoftuar vijimin aksionit në Kuvend, ‘akti i sotëm ishte provokim i deputetëve të opozitës dhe i bëj thirrje të heqë dorë si palë si vartës i maxhoranxës”.

Së pari më lejoni të ritheksoj se po mohohen të drejtat kushtetuese të opozitës sa i takon ngritjes së komisioneve hetimore. Teksa bërtasin për lista të hapura, nëse flasin për sistem propocional, ripërsëritja e një skenari që demokratët dhe opozitarët e kanë parë në 2020. Ne jemi njohur përmes mediave se President Begaj do të jetë pjesë, unë shpreh keqardhjen që nuk e ka lexuar shqetësimin tonë. Jemi në mosfunksionim për shkak të mohimit të të drejtave. Edhe pse opozita kishte njoftuar vijimin e këtij aksioni, akti i sotëm ishte provokim i deputetëve të opozitës  i bëj thirrje të heqë dorë si palë si vartës i maxhoranxës dhe të respektojë kolltukun ku është ulur. Nëse dëshiron të dalë hapur si vartës si Edi Ramës, për opozitën i tillë do të trajtohet.”-tha Bardhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA