Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Rrogozhinë-Kavajë, ku janë përfshirë tre mjete.

Përplasja mes disa mjeteve ka ndodhur në vendin e quajtur Bishti i Zhurit, ndërsa nuk ka pasoja në njerëz.

Mjeti tip “Benz” i cili udhëtonte nga Lushnja në drejtim të Rrogozhinës ka humbur kontrollin dhe ka dalë në korsinë tjetër.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel shihet një mjet që ka pësuar dëme të shumta materiale. Në anë të saj qëndron një makinë tjetër, e cila po ashtu është përplasur.

Nga aksidenti është krijuar trafik në drejtimin nga Kavaja në Rrogozhinë, ndërsa policia po punon për normalizimin e situatës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA