“Protesta e kthesës së madhe”, Berisha u drejtohet mbështetësve: S’ka vendim që më mposht në këtë betejë, Rama duhet të dijë…

14/01/2024 20:38

Edhe këtë të diel pasdite, mbështetësit e Sali Berishës u mblodhën poshtë apartamentit të tij, ndërsa ish-kryeministri vazhdoi me deklarata nga dritarja.

Berisha, që ndodhet në arrest shtëpie, akuzon kryeministrin Edi Rama se po tenton të godasë opozitën.

“Pasi vendosi mediat në kontroll Ourellian, pasi rrëmbeu me makinerinë e frikës dhe terrorit, dhe industrinë e blerjes, votën e shqiptarëve, ai u vërsul me egërsi edhe asaj që kishte mbetur opozitë, por që në fakt përfaqësonte mbi 600 mijë shqiptarë.

Edi Rama duhet ta dini mirë, dhe ua them këtu, u vërsul sepse ai kuptoi që ka ikur koha e betejave të tradhtuara, ka ikur koha e opozitës së kontrolluar. Ai e kuptoi se opozita me të drejtën e saj doli në shesh, nisi betejën pa kthim”.

Kjo protestë e përnatshme është protesta e kthesës së madhe, u shpreh ish-kryeministri nga ballkoni.

“Të lumtur janë ata që do të marrin kthesën do të bashkohen me këtë protestë, sepse do u qëndrojnë idealeve të tyre. Koha e kontrollit të opozitës ka marrë fund. Koha e mashtrimit nga opozita ka marrë fund. Koha e betejave të humbuar nga opozita ka marrë fund.

Çdo shqiptar duhet ta dijë se këta burra dhe gra, djem e vajza që vijnë çdo natë këtu, këta janë të pamposhtur. Çdo shqiptar duhet ta dijë se nuk ka masë, se nuk ka vendim që mund të mposhtë Sali Berishën pa qëndruar fuqishëm në këtë betejë pa kthim. Ka ardhur orar juaj, është ora e të vërtetës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA