![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/0-2025-02-12T114752.741-800x450.jpg)
“Bandat shqiptare të shtrira në të gjithë Anglinë, por vetëm në një qytet nuk futen dot”/ Ekspertët britanikë: Pse s’deportojnë dot në Liverpool, ku vendasit…
12/02 11:48
Një ortek në malin Sirente në Abruzzo këtë të diel pasdite i mori jetën një alpinisti.
45-vjeçari Luca Nunzi u gjet i pajetë nga skuadra e shpëtimit. Ndërkohë, katër alpinistë të tjerë arritën të shpëtonin dhe të nxirreshin të gjallë.
Alpinistët ishin në një ekskursion në Sirente, kur orteku u zuri në befasi.
Në vendngjarje, mbërriti një helikopter, por për 45-vjeçarin ishte tepër vonë. Teknikët e Shpëtimit Alpin të Abruzzo-s dhe efektivët e Guardia di Finanza vazhdojnë kontrollet në zonë.
Top Channel