Ngrohja në shkolla/ Në qytet me kaldaja, në fshat me pelet! Kanë sistem që fiken automatikisht referuar temperaturave të ambientit

14/01/2024 13:01

Gjatë kësaj jave kryeqyteti ka perjetuar ditë të ftohta dhe pritet që në vijim temperaturat të zbresin nën zero gradë.

Ndaj në institucionet arsimore si çerdhet, kopshtet e shkollat janë marrë masa për çdo defekt të mundshëm në mënyrë që sistemi i ngrohjes të jetë funksional. Kryesisht në shkollat e kryeqyteti ngrohja bëhet me kaldaja.

Aktualisht Bashkia e Tiranës mbulon me shërbim rreth 188 shkolla. Të gjitha janë të furnizuara me lëndë djegëse e cila bën të mundur ngrohjen e të gjitha shkollave. Zona urbane kryesisht i ka me sistem ngrohje me kaldaja ndërsa zona rurale me soba me pelet. Aktualisht janë të gjitha të furnizuara dhe të monitoruara çdo ditë nga ekipet tona mbështetëse ku shërbimet e ndezjes dhe fikjes janë çdo ditë në shkollë, nga ora 06:00 e mëngjesit që fillojnë me çerdhet dhe kopshtet dhe ora 07:00 me shkollat dhe sipas rastit që të ndërhyjnë për ndonjë problematik apo defekt që mund të ndodhë”– tha Rozafat Sopaj, Drejtor i Përgjithshmëm i objekteve publike.

Ngrohja në shkolla bëhet me orare në bazë të një sistemi automatik, në mënyrë që temperatura në klasat ku nxënësit zhvillojnë mësim, të jetë optimale.

“Janë me orare sepse shkolla arrin temperaturën optimale dhe janë me sistem që fiken automatikisht duke ju referuar dhe temperaturave të ambientit. Ka një alternativë 4 orarëshe që janë të ndezura pastaj fiken dhe në rastet që temperatura e ambientit bie, ata ndizen deri në momentin që temperatura e ambientit të jetë optimale”- u shpreh Sopaj.

Jo vetëm për ditët e ftohta, por masat  për sigurimin e ngrohjes dhe garantimin e kushteve për zhvillimin e procesit normal mësimor nisin që prej 15 nëntorit deri më 15 mars. Në të gjithë vendin  ngrohja e shkollave bëhet në disa mënyra: ngrohje qendrore me kaldajë, kondicionerë, ngrohës me energji elektrike, si dhe sobë me dru ose pelet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA