Këshilltarët e sigurisë mblidhen në Davos, diskutohen propozimet e presidentit Zelensky për paqen në Ukrainë

14/01/2024 22:12

Gjetja e një formule për t’i dhënë fund agresionit pothuajse dyvjeçar të Rusisë në Ukrainë, mblodhi në Davos të Zvicrës këshilltarë të sigurisë kombëtare nga më shumë se 80 vende të botës.

Diskutimet u bazuan në propozimet 10-pikëshe të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë në Ukrainë, ndërsa të drejtën për të folur në këtë forum, Zelensky e kishte pasuar tek ndihmës presidenti ukrainas Andriy Yermak. Vendi pritës, Zvicra u përfaqësua nga ministri i Jashtëm zviceran Ignazio Cassis, sipas të cilit bisedimet duhet të përfshinin edhe Rusinë. Cassis shtoi se “çdo ditë që bota pret, dhjetëra civilë në Ukrainë vriten.”

Vetë Zelensky pritet të flasë në Forumin Ekonomik Botëror që hapet të hënën në mbrëmje. Punimeve të Forumit Ekonomik Botëror, pritet t’i drejtohen Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA