Top Channel ka siguruar pamjet e atentatit mafioz në mes të Athinës, ku vrasës me pagesë ekzekutuan anëtarin e njohur të mafias greke, Vangjelis Zabunis.
44-vjeçari, të cilit i frikësoheshin bandat për shkak të sulmeve të herëpashershme ndaj tyre, i kishte shpëtuar në fill një atentati të mëparshëm. Megjithatë këtë herë porositësi i krimit ka eleminuar çdo rrezik dështimi, duke punësuar vrasës me pagesë që me plumba blindshpues kallashnikovi të “hiqnin qafe” kapobandën.
Menjëherë pas krimit, vrasësit me pagesë kanë “avulluar” nga vendngjarja. Për arratisjen, autorët kanë përdorur një mjet “Lexus”. Kamerat e sigurisë të bizneseve pranë vendngjarjes kanë siguruar momentin kur “Lexus-i” me shpejtësi skëterrë zhduket nga vendi i krimit.
Top Channel