“Republika e pensionistëve”/ Në 8 nga 12 qarqe të vendit ka më shumë të moshuar sesa të rinj

13/01/2024 15:34

Plakja e popullsisë është fenomen që po njeh ritme të shpejta në vendin tonë.

Referuar Institutit të Statistikave INSTAT, në 8 qarqe nga 12 që ka gjithsej vendi ynë, ka më shumë të moshuar, sesa të rinj. Vetëm në 4 qarqe, Tiranë, Durrës, Dibër dhe Kukës, të rinjtë janë në dominancë.

“Plakja është rezultat së pari i ikjes së rinisë jashtë vendit, por edhe përqendrimit të tyre në Tiranë. Së dyti është si pasojë e uljes së numrit të lindjeve, dhe i rritjes së jetëgjatësisë së qytetarëve. Është fenomen në gjithë Europën. Dhe ne e shohim të ardhmen të zymtë. Pensionistët jetojnë në qarqe ku kostoja e jetesës është e ulët, si Gjirokastër, Berat, Lezhë, Vlorë etj. 4 qarqet ku ka në shumë të rinj, si Tirana dhe Durrësi, tregojnë se kostoja e jetesës është e lartë, atje edhe punohet edhe ka fuqi pagese.

Është fakt që 19 mijë pensionistë italianë jetojnë në vendin tonë pikërisht për faktin e kostos së ulët të jetës.

Me këto ritme ne mund të quhemi edhe “Republika e Pensionistëve”.

Rritja e pagave, zhvillimi ekonomik, politikat qe nxitin lindjen e bebeve, krijimi i mundësive të punës dhe investimit nga personat që përbëjnë fuqi punëtore, janë rrugëzgjidhje për rinimin e popullatës së vendit.“-shprehet sociologu Edmond Dragoti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA