35-vjeçari Zamir Kalemi mbeti i plagosur këtë mbrëmje në Rrethin e Selitës në Tiranë, pas një atentati të dështuar.
Sipas informacioneve është qëlluar me armë drejt automjetit me të cilin po qarkullonte shënjestra.
Kalemi është ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet policore po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar.
“Më datë 12.01.2024, rreth orës 22:55, tek rrethi i Selitës, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi Z. K., rreth 35 vjeç, i cili është transportuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e DVP Tiranë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar”, sipas policisë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Pista e parë e këtij atentati të dështuar është hakmarrja, pasi vëllai i tij, Andrea Kalemi dyshohet i implikuar në vrasjen e Edmond Papës dhe vrasjen e dy personave në Belgjikë.
Adriatik (Andrea) Kalemi i ka mbijetuar disa atentateve të bëra ndaj tij në Greqi.
Top Channel